Liverpool dhe City, betejë për shërbimet e Gapkos

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 18:25
Liverpool dhe City, betejë për shërbimet e Gapkos

Mediat në Holandë shkruajnë se Liverpool dhe Manchester City janë në betejë për të nënshkruar me Gapkon.

Sipas Voetball International, Liverpool dhe Manchester City janë duke negociuar një marrëveshje për transfer të mundshëm të sulmuesit tepër të vlerësuar të PSV-së, Cody Gakpo.

22 vjeçari ka qenë i mahnitshëm këtë sezon, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 10 asiste në 15 paraqitje të tij në Eredivisive.

Kjo paraqitja ka bërë që ai të bie në sy të dy skuadrave më të mira të Premier Ligës viteve të fundit.


(Kosova Sot Online)