Manchester United afër transferit të Baubacar Kamara

  • A.P /
  • 24 janar 2022 - 19:13
Manchester United afër transferit të Baubacar Kamara

Manchester United raportohet se është afër nënshkrimit me mesfushorin e Marseille, Boubacar Kamara gjatë afatit kalimtar të dimrit. Kamara ka hyrë në gjashtë muaj të fundit të kontratës se tij për Les Olympiens dhe është i lirë për të negociuar kontratë edhe me klubet tjera deri në verë.

Megjithatë, Manchester United dëshiron t’i sigurojë shërbimet e Kamarasë gjatë afatit të dimrit për një shumë të reduktuar, pasi që Ralf Rangnick dëshiron që ta forcojë mesfushën.

Nëse Manchester United do të jetë i gatshëm për të nënshkruar me Kamara, ata do ta marrin lojtarin më të mirë të Marseille.

22 vjeçari ka qenë yll në mesfushën e Marseille duke bërë 23 paraqitje për këtë sezon dhe ka qenë edhe kapiten i skuadrës në disa raste. I gjatë rreth 1.90 cm, mesfushori do t’i ofronte Ragnick është një alternative për Scott McTominay dhe Fred si dhe largimin e mundshëm të Paul Pogbas.

Ai ju bashkua akademisë së Marseille më 2005 ku impresionoi gjatë paraqitjes me skuadrën e të rinjve kurse debutimin për klubin e pati në ndeshjen e Kupës së Ligës në dhjetor të 2016.

Bashkë me formën e tij të vazhdueshme, Kamara ka prezantuar Francën në të gjitha nivelet e të rinjve, prej U17 deri më 2021. A do të  mund të adaptohet në Premier Ligë dhe mandej të ftohet edhe për Kombëtare dhe të paraqitet në Botërorin e Katarit.

Ai ishte po ashtu nuk ishte përdorur si zëvendësim në finalen e Europa Ligë më 2018 ku Marseille humbi 3-o ndaj Atletico Madridit në Lyon.


(Kosova Sot Online)