Vlahovic në Juventus do të thotë që Dybala do të largohet?

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 20:05
Vlahovic në Juventus do të thotë që Dybala do të largohet?

Ylli i Fiorentinas, sulmuesi Dusan Vlahovic është lidhur shumë me një kalim të Juventusi, e cila gjë do të thotë se Paulo Dybala do të largohet nga klubi

Gazeta “La Gazzetta dello Sport” raporton që agjenti i Vlahovicit dhe Juventusi janë pajtuar për një kontratë 7 milionë euro në vit dhe lojtari është i hapur që t’i bashkohet Zonjës së Vjetër në janar.

Megjithatë, Fiorentina pranon vetë një ofertë në shumë prej 70 milionë euro dhe nuk pranon një lojtar plus para si marrëveshje shkëmbimi.

Në të njëjtën kohë, CEO i Juventusit, Maurizio Arrivabene ka treguar në fillim të janarit që Zonja e Vjetër nuk mund të këtë shumë para për ta bërë këtë transfer në këtë afat. Sipas La Gazzetta dello Sport, buxheti i transferit të Juventus për dy afatet e ardhshme është saktësisht 70 milionë euro.

Bisedimet në mes të dy klubeve ende nuk kanë filluar, por sipas disa raporteve, Juventusi po tentojnë për të nënshkruar me Vlahovicin tani ose në fund të sezonit. Por, si mundet që Bardhezinjtë t’i përballojnë edhe Vlahovicin edhe Dybalanë?

Një nga qëllimet e Arrivabenes është reduktimi i pagave, që do të thotë se Dybalasë dhe disa lojtarëve të tjerë të Juventusit do t’i zvogëlohet paga për të qëndruar në Torino.

Aaron Ramsey, një ndër lojtarët më pagën e madhe te Juventusi, pritet të largohet në janar por kursimi i 7 milionë eurove të tij nuk mjafton për t’i balancuar librat financiar.

Dybala ka pagë të njëjtë por ka arritur një marrëveshje të re ku fiton 10 milionë euro në vit, por bardhezinjtë nuk kanë mundësi që ta nënshkruajnë këtë marrëveshje.

Duhet të theksojmë që gjigantët e Serie A tani duhet t’i kompletojnë tërësisht kalimet e Federico Chiesas dhe Moise Kean.

Zonja e Vjetër pagoi 10 milionë euro për huazimin e Chiesan më 2020 dhe duhet të paguajë edhe 50 milionë plus bonuse për të kompletuar transferimin e tij.

Kean është i huazuar nga Everton për 7 milionë euro. Juventus e ka për obligim blerjen e lojtarit për 28 milionë euro për sezonin e ardhshëm, plus mbi 3 milionë euro bonuse.

Juventusi dhe Dybala do të fillojnë bisedimet në shkurt, por qëndrimi i sulmuesit gjithnjë e më shumë duket se është më i vogël, aq më pak nëse Bardhezinjtë kompletojnë transferin e Vlahovicit.

(Kosova Sot Online)