Interi e gjen zëvendësuesin e Perisicit

  • S.A /
  • 25 January 2022 - 11:26
Interi e gjen zëvendësuesin e Perisicit

Siç shkruan “Corriere della Sera”, Interi është gati për tregun e transferimeve. Objektivi madhor quhet Robin Gosens, i cili ka një kontratë që skadon me Atalantën në qershor 2023 dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të lëvizur disa herë. Zikaltrit e duan menjëherë, me formulën e huazimit dhe detyrim blerjeje për 25 milionë euro.

Me skadimin e kontratës së Perisic dhe rinovimin e tij, që nuk është aspak i thjeshtë, kërkimi për zëvendësuesin e mundshëm të kroatit është bërë jetik. Çmimi i Kostic të Eintracht Frankfurt është në rënie, ndërsa pista “Alex Telles” mbetet e gjallë, e vlerësuar 15 milionë euro nga Manchester United.

(Kosova Sot Online )