Barça i bën ofertë Kessiet

  • E.K /
  • 26 January 2022 - 13:56
Barça i bën ofertë Kessiet

Gjiganti katalunas synon ta marrë lojtarin gjatë verës, kur të jetë i lirë, ia ofron 8 milionë euro në vit plus bonuse. Lojtarin e do edhe Tottenhami, qysh këtë muaj.

Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Frank Kessiet.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Milanin.

Dhe, palët deri tash nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Flitet se ish-futbollisti i Atalantas mund të përfundojë qysh këtë muaj në Tottenham pasi atë e pëlqen trajneri Antonio Conte.

Kjo pasi “Rossoneri” duan të nxjerrin para nga shitja e tij, para se ta humbasin pa para verën që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Por, nëse kjo nuk ndodh, Barcelona është në gjendje gatishmërie.

Mediat italiane raportojnë se gjiganti katalunas e ka bërë gati një rrogë prej 8 milionë eurosh + bonuse për mesfushorin kualitativ.

Ndërkohë, futbollistit luftarak do t’i ofrohej një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2027.

Kessie ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian viteve të fundit.

(Kosova Sot Online)