
Zyrtare: Diallo largohet nga Manchester United

Edhe zyrtarisht, Amad Diallo është i Rangers.
Manchester United e ka huazuar talentin 19-vjeçar deri në fund të sezonit, 2021/22.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Rangers dhe që kam mundësinë të veshi fanellën e klubit kaq të madh si Rangers. Ky do të jetë një shans i mirë për mua të provoj veten”, tha Diallo.
Në fund të sezonit, ai do të rikthehet sërish te Manchester United.
(Kosova Sot Online)