Chelsea dhe Tottenham tentojnë për Dembelen, pak orë para mbylljes së merkatos

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 21:34
Chelsea dhe Tottenham tentojnë për Dembelen, pak orë para mbylljes së merkatos

Vetëm pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, e ardhmja e Ousmane Dembele me Barcelonën është ende e pazgjidhur, me Chelsea dhe Tottenham tani që po tentojnë ta transferojnë francezin.

Dembeles i skadon kontrata me Barcelonën në qershor dhe ka të ngjarë të mos nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin nga Camp Nou.

Paris Saint-Germain kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin, por kërkesat e Barcelonës për një shumë prej 20 milionë eurosh e prishën atë lëvizje.

Tani, Chelsea, një nga klubet që Dembele iu ofrua disa ditë më parë, ka kontaktuar Barcelonën për nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit francez edhe pse të dyja palët nuk janë optimiste se një marrëveshje mund të përfundojë në kohë.

Tottenham gjithashtu kontaktoi Barcelonën, por si me Chelsean, arritja e një marrëveshjeje do të ishte e komplikuar. Thënë kështu, askush nuk po përjashton asgjë ende.

(Kosova Sot Online)