Messi paraqitet sonte me numrin 10-të në fanellë

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 22:19
Messi paraqitet sonte me numrin 10-të në fanellë

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Nice, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Francës.

Në këtë ndeshje, si startues është rikthyer Lionel Messi i cili kishte munguar në disa ndeshje, për shkak të infektimit me koronavirus.

Kjo ndeshje mund të konsiderohet më speciale për Messin, pasi ai paraqitet me numrin 10-të, numër që e kishte veshur për shumë e shumë vite te Barcelona.

Sipas raportimeve, në Francë lejohet që lojtari të ketë numër tjetër në ligë e tjetër në Kupë.

(Kosova Sot Online)