Zyrtare: Ramsey befason me skuadrën e re

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 22:58
Zyrtare: Ramsey befason me skuadrën e re

Aaron Ramsey i është bashkuar zyrtarisht skuadrës skoceze Rangers në formë huazimi nga Juventusi.

Mesfushori 31-vjeçar nga Uellsi nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme këtë sezon pasi pësoi një sërë lëndimesh muskulore, të cilat e kanë mbajtur atë kryesisht jashtë fushës. 

Ai ka bërë pesë paraqitje në të gjitha garat, për një total prej 112 minutash, duke gjetur mezi kohë në fushë.

Siç u njoftua nga Rangers, Ramsey i është bashkuar skuadrës skoceze në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje nga Juventusi.

(Kosova Sot Online)

Skuadra skoceze do të mbulojë një pjesë të pagës prej 7 milionë eurosh neto për sezonin e uellsianit, një kontribut i rëndësishëm për bardhezinjtë, të cilët kanë qenë të interesuar për ta larguar ish-mesfushorin e Arsenalit.

Ramsey refuzoi një numër ofertash nga Premier League dhe kishte frikë në Torino se një lëvizje nuk do të përfundonte këtë muaj, përpara se Rangers të arrinte të bindte uellsianin.