Greenwood mbetet në paraburgim, merret në pyetje me orë të tëra

  • S.A /
  • 01 February 2022 - 09:20
Greenwood mbetet në paraburgim, merret në pyetje me orë të tëra

Policisë i është dhënë kohë shtesë për ta marrë në pyetje futbollistin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood, i cili u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm. Futbollisti 20-vjeçar u arrestua të dielën pas akuzave ndaj tij nga një grua në rrjetet sociale. Policia e Mançesterit ka thënë se ai do të mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Manchester Unitedi ka thënë më herët se Greenwood nuk do të lejohet të stërvitë apo të luajë ndeshje për klubin deri në një njoftim tjetër. Greenwood nuk është përgjigjur ende ndaj akuzave në rrjetet sociale. “Detektivëve i është dhënë kohë shtesë për të folur me një burrë në të 20-at e tij, i cili po mbahet nën dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj një gruaje”, ka thënë Policia e Mançesterit. Greenwood, i cili debutoi për Unitedin në mars 2019, nënshkroi marrëveshje të re katërvjeçare me kubin në shkurt 2021, pasi kaloi nëpër shkallët e akademisë.

(Kosova Sot Online )