Tahiri kryen stërvitjen e parë në Kinë

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 17:05
Tahiri kryen stërvitjen e parë në Kinë

Albin Tahiri ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulta.

Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten.

Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë). Ajo do të përgatitet për sllallom të madh.

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu janë dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. 

(Kosova Sot Online)