Gafë e Barcelonës me Aubameyang

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 18:17
Gafë e Barcelonës me Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë afër të qenit një lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi do të transferohet nga Arsenali, pasi nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Arteta.

Edhe pse zyrtarizimi nuk ka ardhur, Barcelona e ka bërë fakt të kryer në mënyrë aksidentale.

Klubi ka postuar një foto nga stërvitja e lojtarëve dhe në të duket Aubameyang së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

(Kosova Sot Online)