Dembele e refuzon ofertën e lirimit nga Barcelona

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 20:05
Dembele e refuzon ofertën e lirimit nga Barcelona

Ousmane Dembele do të mbetet në Barcelonë deri në fund të sezonit, pasi refuzoi lirimin e ofruar nga klubi katalonas.

Blaugranasit tentuan ta shisnin anësorin francez gjatë afatit kalimtar të janarit, por përkundër interesit nga PSG, Tottenham dhe Chelsea, nuk u arrit një marrëveshje.

Pastaj, pasi merkato u mbyll, klubi katalonas ia hapi dyert Dembeles për t’u larguar, por lojtari theksoi se nuk ishte kjo mënyra se si do të largohej.

Sipas të gjitha gjasave, Dembele do të largohet nga Barcelona falas, por fillimisht pritet të jetë në tribuna për pesë muaj, pasi Xavi nuk pritet t’i japë mundësi.

Prioriteti i Xavit është të luajë me ata lojtarë që do të jenë pjesë e projektit të Barcelonës në të ardhmen.

Në garë për tri pozitat e sulmit janë: Pierre-Emerick Aubameyang, Adama Traore, Ferran Torres, Ansu Fati, Memphis Depay, Martin Braithwaite, Luuk de Jong, Abde Ezzalzouli and Ferran Jutgla.

(Kosova Sot Online)