Prishtina zyrtarizon dy përforcime

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 20:11
Prishtina zyrtarizon dy përforcime

FC Prishtina ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi nga Kroacia, Josip Tomaseviq, i ardhur nga Cibalia ka firmosur kontratë me kampionët në fuqi të Kosovës.

Me Prishtinën ka nënshkruar edhe Gentrit Begolli i ardhur nga Llapi. Në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i tyre nga klubi.

Me Prishtinën në këtë dimër kanë nënshkruar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sylley dhe Adonis Aliu.

Në stinorin vjeshtor, Prishtina zhgënjeu me paraqitje, ndërsa do ta ketë mjaft të vështirë ta mbrojë titullin e kampionit këtë sezon. 

(Kosova Sot Online)