Yllit të ri të Man Utd i rëndohet akuza

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 21:23
Yllit të ri të Man Utd i rëndohet akuza

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, i është rënduar edhe më tej akuza me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënim me vdekje.

20-vjeçari u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm të dielën

Policia e Mançesterit (GMP) tha se i ishte dhënë më shumë kohë për ta marrë atë në pyetje pasi më parë i ishte dhënë një ndalim të hënën.

Manchester United ka thënë se ai nuk do të luajë për klubin deri në një njoftim tjetër.

GMP tha se lojtari u arrestua të dielën pasi “u njoftua për imazhet dhe videot e mediave sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike”.

Ai tha se gjyqtarët kishin dhënë një ndalim të dytë për ta mbajtur atë në paraburgim deri të mërkurën. 


(Kosova Sot Online)