Zyrtare: Aubameyang i bashkohet Barcelonës

  • S.A /
  • 02 February 2022 - 12:21
Zyrtare: Aubameyang i bashkohet Barcelonës

Barcelona njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, i cili kaloi në Arsenali në Camp Nou si lojtar i lirë. Aubameyang nënshkroi marrëveshje me Barçën deri në vitin 2025 dhe e ka një klauzolë lirimi në vlerë 100 milionë euro. Në një njoftim në rrjetet sociale, Barça e zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin nga Gaboni. “Është koha e Aubas!” shkroi Barça në një video të prezantimit të sulmuesit. Arsenali dhe Barça kishin ngecur në bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtar, me 32-vjeçarin që kishte fluturuar drejt Katalonjës të hënën në përpjekje për ta shtyrë përmbylljen e marrëveshjes.

Ai ia doli të gjejë gjuhë të përbashkët me Arsenalin për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes dhe u liruar për të nënshkruar me Barçën pa asnjë qindarkë. Por Barcelona nuk qe në gjendje ta zyrtarizojë deri sot, dy ditë më vonë. Aubameyang, i cili i kishte edhe 18 muaj marrëveshje me Arsenalin, nuk kishte luajtur për klubin që prej 6 dhjetorit kur iu mor shiriti i kapitenit dhe u dëbua nga skuadra e parë nga trajneri Mikel Arteta për mungesë disipline. Sulmuesi i Gabonit i shënoi 92 gola në 163 paraqitje për Arsenalin, por ai nuk luajti për topçinjtë më nga dhjetori kur e humbi shiritin e kapitenit të skuadrës dhe u përjashtua nga trajneri Mikel Arteta për shkelje të rregullave disiplinore.

(Kosova Sot Online )