“Tradhtia kundër shtetit të Kosovës mbanë nënshkrimet e ish-kryeministrave, Hashim Thaçi e Isa Mustafa”

“Tradhtia kundër shtetit të Kosovës mbanë nënshkrimet e ish-kryeministrave, Hashim Thaçi e Isa Mustafa”

Gani Qarri

  • 02 February 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

 Siç po dëshmohet edhe në këto momente kaq delikate që po kalojmë si shtet i ri dhe popull i vogël, tradhtia e ish udhëheqësve të vendit si Thaçi e Mustafa dhe disa udhëheqësve aktual të partive të inkriminuara politike, ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, nuk ka pamje më të errët, as shije më të hidhur, se sa mënyra e sjelljes dhe veprimit anti-Kosovë, të eksponentëve të shitur të PDK-së tek Serbia.

 Njëjtë si Thaçi e Mustafa në të kaluarën, ata edhe aktualisht marrin anën e Serbisë dhe dalin publikisht për ndarjen e Kosovës, duke i bërë kështu, argatin më të keq Kosovës dhe shërbimin më të madh Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, si mik i tyre, për kokë, të cilin duan ta mbajnë me çdo kusht në pushtet në Serbi, duke ofruar para faktorit ndërkombëtar edhe ndarjen e Kosovës për të. TURP! Ish pushtetarëve të shantazhuar, sharlatan e të korruptuar, më në fund po u çjerrën të gjitha maskat e ndyta, pas të cilave ata në mandatet e tyre të kaluara, për dekada fshiheshin, duka i shkaktuar dëmet më të tmerrshme shtetit të Kosovës, në bisedimet me Serbinë dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, ku u treguan aq të ulët dhe të nënshtruar, sa që pa asnjë konsultim me ekspert vendor e të huaj nga shtetet mike, firmosën kokë më vete çdo gjë që u kërkua nga Vuçiqi dhe Serbia.

Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë ata të cilët nënshkruan edhe marrëveshjet më të dëmshme për popullin dhe shtetin e Kosovës të cilat mjerisht vetëm tani po dalin për fushe duke u zbardhur një nga një, jo nga ata vet, por nga faktorët ndërkombëtar, të cilët kanë investuar aq shumë për ngritjen dhe shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, që argatët e Thaçit dhe të Vuçiqit, me çdo kusht duan ta ndajnë e ri-copëtojnë.

Ndaj, të konfrontuar me dëshmi të aferave të tilla të rrezikshme kundër shtetit dhe popullit të Kosovës, është koha vendimtare, që kjo qeveri, parlamenti dhe presidenca, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të ngrenë urgjentisht padi penale për tradhti kombëtare, kundër ish-kryeministrave Hashim Thaçi e Isa Mustafa të cilët në bisedime me Serbinë, shkonin pa asnjë dokument, madje pa asnjë letër të thjeshtë dhe me duar në xhepa, e si pasojë e shantazhit dhe nënshtrimit para Serbisë, të dy këta pranuan edhe formulën e Asociacionit me kompetenca ekzekutive ap- shtet në shtet, në kundërshtim të plotë me ligjet dhe kushtetutën e shtetit tonë të pavarur e sovran.  Siç deklaron edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të gjitha përgjegjësit për marrëveshjet e dëmshme kundër shtetit të Kosovës i kanë ish kryeministrat e Kosovës, ndaj dhe ka ardhur koha që medoemos kundër ish kryeministrave Thaçi e Mustafa, përfundimisht të ngritën padi penale për tradhti të lartë shtetërore e kombëtare.

Padi kundër atyre të cilët pa fije turpi, kanë nënshkruar marrëveshjen më të dëmshme të njohur deri më tani, si ajo e asociacionit kundër kushtetues një etnik e komunave serbe, duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mese 23 nene, për ti dhënë kokë më vete ngrehinës së shpifur serbe, kompetenca ekzekutive, që sikur mos ta rrëzonte Gjykata Kushtetuese, do ta kishte bosnjëzuar që moti vendin dhe krijuar një "republika srpska" edhe në Kosovë.  Dhe ashtu siç shprehet Presidentja e vendit, problemi më i madh, i firmosjeve debile të kësaj dyshe kuislinge, është se ata, fatkeqësisht kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës, dhe në emër të saj, kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, duke i dhënë me mend në kokë, "asociacionit të komunave serbe" kompetenca ekzekutive, ndaj sipas të gjitha rregullave, për bëmat e tyre kundër kushtetuese, të dy ata duhet edhe të japin përgjegjësi para ligjit dhe qytetarëve të Kosovës. 

“Pra një realitet i zi, i shkarravitur mbi letër bardhë, nga të dy ish-kryeministrat renegat të vendit, Thaçi & Mustafa, dhe në vend që të merret përgjegjësia, si e tillë prej tyre, vërehen tendencat që përgjegjësia ti gjuhet komunitetit ndërkombëtar dhe ata vet, të fshihen prapa komunitetit ndërkombëtar, gjë që nuk i bënë aspak nder Kosovës. Ndaj gëzon shumë fakti se përfaqësuesit legjitim të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po dëshmojnë se janë të vendosur që në vendin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë të disa gjeneratave, përkundër presionit të madh, të mos lejojnë të implementohen modele të tilla kundërligjore, cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional”, ka deklaruar edhe e para e shtetit tonë.  Në anën tjetër, ish kryeministrit renegat, jugo komunisti Isa Mustafa, që është vet nënshkrues i marrëveshjes së dytë për Asociacionin me kompetenca shtetërore, i ka propozuar Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit, që Kosova të tërhiqet nga ky obligim përmes shfuqizimit të Ligjit, ngase sipas tij Kosova nuk ka marrë obligim për ta ndryshuar Kushtetutën, për Asociacionin çfarë e kërkon Serbia, atëherë lind pyetja, se pse qenka dashur të nënshkruhet nga Thaçi e Mustafa?!. 

Pra një taktikë perfide e jugo-komunistit dhelparak, e bashkëpunëtorit të qeverisë së Millosheviqit Isa Mustafa dhe përpjekje banale e tij, për mashtrim dhe ikje nga përgjegjësia që ai personalisht bart, për këtë skandal të rrezikimit të shtetit, së bashku me kuislingun Hashim Thaçi, ish kryeministër e ish President, të cilët të dytë bashkë, firmosën marrëveshjet më të rrezikshme në dëm të Kosovës dhe na favor të Serbisë, përfshi edhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, duke ia falur mbi 8300 hektar tokë të Kosovës edhe këtij shteti xhuxh, pas 2500 hektarëve të falura FYROM-it, që me 2009, etj për të cilat ligji as populli i Kosovës, nuk duhet as nuk guxon ti falë kurrë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".