Barcelona insiston për Brozovicin

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 14:54
Barcelona insiston për Brozovicin

Interi ndërkohë po mundohet ta bindë mesfushorin kroat që ta vazhdojë kontratën

Marcelo Brozovic është vënë në mes dy zjarresh.

Mesfushori kroat nuk është ende i vendosur për të ardhmen e tij.

Në njërën anë, Interi po mundohet ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën.

Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se Barcelona është e vendosur për ta transferuar lojtarin në “Camp Nou”, shkruan “Gazeta Express”.

“Nerazzurri” së fundmi ia kanë bërë një ofertë prej 6 milionë eurosh në vit.

Por, përfaqësuesi kroat kërkon më shumë para.

Këtë vakum në mes të palëve po mundohet ta shfrytëzojnë “Blaugrana”.

Trajneri Xavi e do futbollistin në mesfushën e tij dhe Barça po e bën gati një ofertë të kënaqshme për Brozovicin.

Futbollisti kroat është sot njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian. 


(Kosova Sot Online)