PSG do ta kërkojë Kean në verë

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 16:42
PSG do ta kërkojë Kean në verë

Moise Kean ishte adaptuar mirë në Paris Saint-Germain ku luajti për një sezon

Një rikthim në Paris Saint-Germain këtë verë duket shumë i mundshëm për Moise Kean.

Sulmuesi do të këtë kohë tepër të limituar për të luajtur në Juventus pas arritjes se Dusan Vlahovic dhe do të kërkojë për një largim nga skuadra në fund të sezonit.

Calciomercato raporton që PSG ende janë të hapur për një transferim të tij dhe kanë kërkuar një shkëmbim me të me Mauro Icardin, kur Juve përpiqej që të transferonte argjentinasin gjatë afateve tjera të transferëve.

(Kosova Sot Online)