Sot është dita e Theo Hernandez

  • S.A /
  • 11 February 2022 - 09:11
Sot është dita e Theo Hernandez

Milan dhe Theo Hernandez kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Agjenti i talentit francez ishte ditën e enjte në selinë e Milanit për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës dhe zyrtarizimi raportohet se do të vijë ditën e sotme.Me kontratën e re, që do të jetë së paku për pesë vjet, pritet që Theo të marrë një pagë prej 4,5 milion euro në sezon plus bonuse.

24-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2019, kur u ble për 20 milionë euro nga Real Madridi.

Teksa po luan sezonin e tretë në San Siro, Theo ka bërë 108 paraqitje me Milanin, ka shënuar 19 gola. 

(Kosova Sot Online )