“Mbappe do të luajë në Real Madrid sezonin e ardhshëm”

  • S.A /
  • 11 February 2022 - 10:19
“Mbappe do të luajë në Real Madrid sezonin e ardhshëm”

Ish-sulmuesi francez, Nicolas Anelka, beson se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë për t’iu bashkuar Real Madridit. Kontrata e Mbappes me PSG-në vlen deri në qershor, dhe nuk kanë arritur marrëveshje për të rinovuar dhe kështu, francezi pritet të bëhet agjent i lirë në korrik. Destinacioni i Mbappes duket Real Madridi, me të cilën skuadër Mbappe do të përballen në Ligën e Kampionëve pas pak ditësh. “Do të jetë një lojë speciale”, tha Anelka për ‘MARCA’.

“Të gjithë thonë se ai do të shkojë në Real Madrid. Dhe a do të dojë ai të bëjë një ndryshim për të treguar saktësisht se mund të luajë në Madrid?. Është e mundur që ai dëshiron të fitojë për të lënë PSG-në me stil përpara se të shkojë në Madrid, por e vërteta është se unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tij. Ajo që mund të them është se në përgjithësi kur një lojtar dëshiron të largohet me transferim të lirë, nuk e rinovon kontratën.  Unë mendoj se ai do të jetë në Madrid vitin e ardhshëm”. Anelka vazhdoi të analizojë ndeshjen e ardhshme dhe të shpjegojë pse Real Madrid mund të ketë avantazh ndaj skuadrës së Ligue 1. “Është një finale e hershme, mund të jetë”, shtoi Anelka. “Dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdha. Unë i jap Real Madridit një avantazh të vogël sepse ata kanë më shumë përvojë”, është shprehur Anelka. 

(Kosova Sot Online )