Kupa e Italisë, mësohet orari i sfidave Milan vs Inter dhe Juventus vs Fiorentina

  • E. /
  • 11 February 2022 - 14:52
Kupa e Italisë, mësohet orari i sfidave Milan vs Inter dhe Juventus vs Fiorentina

Derbi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit do të luhet të martën më 1 mars në orën 21:00.

Kuqezinjtë u kualifikuan duke mposhtur Lazion 4-0, zikaltërit falë fitores 2-0 ndaj Romës të ish-Mourinhos. 

Të mërkurën e 2 marsit do të jetë radha e gjysmëfinales tjetër, ku do të takohen Fiorentina që eliminoi Atalantën dhe Juventusi që mundi 2-1 Sassuolo-n.

Dusan Vlahovic është gati të rikthehet në Franchi, në atë stadiumin e tij deri pak ditë më parë.

(Kosova Sot Online)