Milani n’telashe, Xavi e do Theon në Barcelonë

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 13:59
Milani n’telashe, Xavi e do Theon në Barcelonë

Theo Hernandez është i zgjedhuri i Xavi Hernandez.

Është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës, por dalja në skenë e Barcelonës mund ti prishë punë kuqezinjve.

Xavi është adhurues i madh i Theos dhe beson se i përshtatet shumë stilit të tij të lojës.

Ai e do atë në Camp Nou për të zëvendësuar Jordi Alban, i cili është në vitet e fundit të karrierës.

Megjithatë, nuk është aspak e lehtë, sepse Milani raportohet se do të rinovojë me lojtarin deri në vitin 2026 dhe për ta lënë të lirë, do të kërkonte së paku 80 milionë euro, shifër e paarrtishme nga Barça.

José Luis Gayà , Alejandro Grimaldo ose Nicolás Tagliafico, janë emrat tjerë që lidhen me Barcelonën, por i pari në listë është Theo. 

(Kosova Sot Online)