Theo Hernandez rinovon me Milanin deri në vitin 2026

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 17:23
Theo Hernandez rinovon me Milanin deri në vitin 2026

Milan ka njoftuar se e ka rinovuar kontratën me futbollistin, Theo Hernandez.

Ai është “blinduar” nga Milani deri në qershor të vitit 2026

Theo Hernandez iu bashkua klubit italian në verën e vitit 2019 dhe menjëherë tregoi kualitetet e tij në fushë, duke fituar zemrat e tifozëve milanistë.

Ai me Milanin ka bërë 108 paraqitje deri tani, duke kontribuar me 19 gola dhe 18 asiste gjithsej.

“AC Milan me kënaqësi njofton se Theo Bernard François Hernandez e ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të 2026-tës”, thuhej ndër tjera në njoftim 

(Kosova Sot Online)