
Vdiq Skënder Selmani – kontributdhënësi i futbollit kosovar

Sot futbolli kosovar ka marrë një lajm të hidhur. Ka vdekur Skënder Selmani, kontribuesi i madh i futbollit kosovar në moshën 63-vjeçare.
Selmani ishte kontributdhënës i madh i futbollit kosovar edhe në periudhat shumë të vështira.
Selmani, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtarëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri (me 14 shkurt – 1993), Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, ka dhënë kontribut të madh në kohëra më të rënda.
Ai asgjë nuk kurseu nga xhepi i vet si sponsor. Selmani ndihmoi shumë futbollin në mënyrë që të kanë sportistët kushtet për zhvillimin e garave.
Tash e shume vite jetonte ne Gjermani. Nga atje vazhdimisht e ka përcjellë futbollin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet këtu. Ka qenë ndër zërat më kritikë për dukuritë negative që kanë ndodh në futboll dhe ka folur haptas për gjithçka.
Familja Selmani ka njoftuar se varrimi do të bëhet në Mitrovicë, ndërsa për kohën do të njoftojnë me kohë.
(Kosova Sot Online)