Marca shkruan për Muriqin: Tifozët e Mallorcas tani kanë një idhull të ri

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 22:27
Marca shkruan për Muriqin: Tifozët e Mallorcas tani kanë një idhull të ri

Në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Real Mallorca, tribunat e Visit Mallorca i dedikuan Vedat Muriqit një pankartë, ku shkruhej: “Ishulli i piratit, Vedat Muriqi”, diçka që nuk kaloi pa u vënë re.

Ajo u vërejt edhe nga media e madhe spanjolle, Marca, e cila i ka kushtuar një artikull sulmuesit kosovar.

Vedat Muriqi ka shënuar një gol dhe ka asistuar në në tjetër në dy ndeshjet e La Ligas,

“Tifozët e Real Mallorca kanë një idhull të ri: Vedat Muriqi”, shkruan Marca.

(Kosova Sot Online)