“Tottenhami nuk dëshiron që unë të flas me mediat italiane”

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 18:19
“Tottenhami nuk dëshiron që unë të flas me mediat italiane”

Antonio Conte ka insistuar që ai është i lumtur në Tottenham dhe nuk sheh ndonjë problem nga intervista e tij e fundit me Sky Sport Italia, edhe pse Spurs mund të mos e lejojnë atë që të flasë me mediat italiane në të ardhmen.

Conte ka biseduar për aktivitetin në transfere gjatë janar në një intervistë me Sky Sport Italia. Ai tha se ka humbur katër lojtarë të rëndësishëm, kurse ka sjellë Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski të cilët janë “lojtarë të mirë” por “nuk janë gati ende”.

“Është e paevitueshme që nëse dëshironi të rriteni shpejt dhe nëse dëshironi të jeni më garues, ju keni nevojë për lojtarë me më shumë përvojë, për shkak se rritet niveli i përvojës në tërë skuadrën”, kishte thënë tekniku italian.

Ish trajneri i Interit dhe Juventusit është përballur me mediat angleze sot para ndeshjes së nesërme kundër liderëve të Premier Ligës, Manchester Cityn e Pepe Guardiolas. Ai është pyetur që t’i qartësojë mendimet e tij pas intervistës në Sky Sports.

“Gjatë intervistës pas afatit të transferëve, ata me pyetën për klubin dhe nëse jam i lumtur. Ju thashë që klubi po e bënë më të mirën e mundshme”, citohet të këtë thënë Conte për Football London.

“Ne kemi humbur katër lojtarë, lojtarë të rëndësishëm për Tottenhamin. Këtë lojtar që ne kemi fërguar në huazim kanë kushtuar shumë para. Numerikisht ju mund të jeni më të dobët. Pastaj kam thënë që me Kulusevskin dhe Bentancur ne jemi më të kompletuar. Nuk e kuptoj pse dikush dëshiron të krijojë probleme me mua …dhe po ashtu për të kaluarën”.

“Ka shumë tregimet për shefin dhe klubin. Ai i di mendimet e mija. Nuk është më rëndësi për mua të dal në media. Unë mund të flas edhe më të”.

Ish trajneri i Tottenham, Harry Redknapp po ashtu ka thënë në fillim të kësaj jave që trajneri italian mund të largohet nga Spurs në fund të sezonit për shkak të aktivitetit të dobët të transfereve në klub.

“Bashkëndjejë me të sepse ai nuk mund të qëndrojë në një skuadër që nuk është ndërtuar mirë”, tha Redknapp për Talk Sport.

Megjithatë, Conte ka insistuar që ai është i lumtur në Tottenham. “Gjithmonë kam thënë se me pëlqen të jem në Tottenham dhe me lojtarët e mijë. Gjithmonë po e them këtë. Po e ripërsëris”, insistoi ai.

Megjithatë, intervista e tij e fundit në Sky Sport Italia mund të jetë e fundit që ai do të japë për mediat e Italisë.

“Nuk e kuptoj pse dikush dëshiron të krijojë problem me mua. Jo vetëm tani por edhe në të kaluarën. Lexoj tregime të kaluara për këtë klub dhe kjo krijon një problem në mes të trajnerit dhe shefit të klubit”, tha Conte.

“Shefi i di shumë mirë mendimet e mija. Nëse me duhet të flas më të, shkoj dhe flas më të. Me vjen keq por isha paksa i merakosur nga kjo situatë, veçanërisht me shkakun se kisha një intervistë me një media italiane. Kjo do të thotë që klubi tani nuk dëshiron që të flasë për mediat italiane për shkak se edhe përkthimi nuk ishte aq i qartë sipas mendimit tim”.

(Kosova Sot Online)