Man Utd njëra nga skuadrat që kërkon Zaniolon

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 18:58
Man Utd njëra nga skuadrat që kërkon Zaniolon

Manchester United është bërë njëra nga ato skuadrat që janë duke e kërkuar Zaniolon

I riu italian është rikthyer pas dy lëndimeve të tmerrshme të ligamenteve dhe ka pasur disa ndeshje të mira deri me tani nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Sipas asaj që raporton sot, ASRomaLive, Manchester United është njëri nga klubet e Premier Ligës që ka kërkuar më shumë informacione për Nicolo Zaniolon dhe se a do të ishin të gatshëm italianët ta shesin atë.

Liverpooli është njëra prej skuadrave të tjera në Angli që po e monitorojnë italianin 22 vjeçar.

Andaj, nuk është larg mendjes që Zaniolo të largohet nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere. 

(Kosova Sot Online)