
Shaqiri mbërrin në Chicago, thotë “Shqiponja u ulë” me të mbërritur aty

Xherdan Shaqiri ka mbërritur në Chicago të enjten në mbrëmje dhe pritet që ta fillojë aventurën e tij në klubin e ri.
Transferi befasues i yllit zviceran në Chicago që ishte një transfer i befasueshëm. Tani Shaqiri ka udhëtuar tek klubi i tij, Chicago Fire e mirëpriti 30 vjeçarin me fjalët “Shqiponja u ulë”.
“Ka qenë një fluturim i gjatë”, ka thënë Shaqiri në një video të shkurtër. “Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që i takoj të gjithë në klub”.
Futbollisti shqiptar, mjaft energjik, është pritur mirëpritur nga menaxheri sportiv i Chicago Fire, Georg Heitz, me të cilin Shaqiri ka kontakte të mira nga koha sa ishin së bashku në Basel.
(Kosova Sot Online)