ZYRTARE: Finalja e Championsit do të luhet në Paris

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 11:10
ZYRTARE: Finalja e Championsit do të luhet në Paris

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon do të luhet në Paris. Ky është vendimi më i ri i UEFA-s pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv, të mbajtur në Nyon të Zvicrës. Në fakt, paraprakisht ishte vendosur që finalja e këtij edicioni të mbahet në qytetin Saint Petersburg.

Mirëpo, për shkak të sulmit ushtarak që e bëri Rusia ndaj Ukrainës, këtij shteti ju hoq e drejta për ta organizuar finalen e Championsit.

E me vendimin e ri, finalja do të luhet në Stade de France në Saint-Denis më 28 maj nga ora 21:00.

Shtëpia e futbollit evropian e ka falënderuar shtetin francez për gatishmërinë që e shfaqi për ta pritur ndeshjen më të madhe të vitit për klube.

Rusia ka nisur ta paguajë shtrenjë edhe në sport, sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.

Disa sportistë elitarë kanë dalë hapur duke insistuar se nuk do të marrin pjesë në garat që do të organizohen në Rusi. 

(Kosova Sot Online )