Hidhet shorti, zbulohen çiftet e së tetës së finales së Europa League

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 13:11
Hidhet shorti, zbulohen çiftet e së tetës së finales së Europa League

Pasi përfundoi faza e play-offit, sot është hedhur shorti i së tetës së finales së Europa Leagues. Barcelona do të përballet me Galatasarayn, në njërin prej tetë çifteve të zbuluar sot pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës. Sa u përket çifteve të tjera, Leipzigu do të përballet me Spartak Moskën, e cila ndeshjen si vendës duhet ta luajë jashtë Rusisë.

Ndeshjet e para do të luhen më 10 mars, kurse ato të kthimit pas një jave, më 17 mars.

Barcelona shihet si favorite për të triumfuar në Europa League.

(Kosova Sot Online )