Chelsea i cakton çmim të lartë Armando Brojës

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 10:34
Chelsea i cakton çmim të lartë Armando Brojës

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme gjatë këtij sezoni, për Armando Brojën tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura. Sulmuesi shqiptar deri më tani ka shënuar nëntë gola te Southamptoni, teksa ka ndihmuar skuadrën edhe me një asistim.

 Arsenali e West Ham United janë vetëm emrat e dy klubeve që raportohet se kanë shprehur interesim për Brojën. Chelsea thuhet se është në dijeni se për 20-vjeçarin ka klube të interesuara. Dhe, sipas “Tuttomercatoweb”, klubi londinez do të kërkoj së paku 70 milionë euro për shitjen e tij. Anëtari i Kombëtares shqiptare është nën pronësi të Chelseas dhe klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të negociojnë me “Blutë”. Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

(Kosova Sot Online )