Lëndohet Mbappe, në dyshim për ndeshjen me Realin

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 16:01
Lëndohet Mbappe, në dyshim për ndeshjen me Realin

Lëndohet Mbappe, në dyshim për ndeshjen me Realin

Kylian Mbappe e ka tronditur sot Paris Saint-Germainin.

Futbollisti francez është lënduar në stërvitjen esotme me gjigantin francez.

“RMC Sport” njofton se prezenca e kampionit të botës me Francën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madridit është vënë në dyshi.

Ish-futbollisti i Monacos do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vlerësohet shkalla e lëndimit.

Nuk dihet ende nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales ndaj “Los Blancos”.

Pa dyshim, mungesa eventuale e tij do të ishte fatale për parisienët, kur dihet se ai është lojtari kryesor i ekipit francez. 

(Kosova Sot Online)