Drita ndalet nga Dukagjini

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 15:18
Drita ndalet nga Dukagjini

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë, Dukagjinit.

Gjatë 90 minutave në Klinë nuk u pa asnjë gol dhe kështu gjilanasit bëjnë një tjetër hap prapa në garë për titull.

Me këtë barazim, Drita mbetet e treta me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, kurse Dukagjini mbetet i teti me 26 pikë

Në ndeshjen tjetër, Malisheva e mposhti në udhëtim Drenicën me rezultat 2:3.

Agron Bruqi, Hasan Hyseni dhe Agon Xhaka shënuan për mysafirët, kurse për vendasit realizuan Genc Hamiti dhe Armend Abazi.

Mev këtë fitore, Malisheva e kalon Drenicën dhe pozicionohet e gjashta me 32 pikë, aq sa ka edhe Drenica një vend më poshtë.


(Kosova Sot Online)