Gjilani e fiton një pikë ndaj Llapit

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 15:45
Gjilani e fiton një pikë ndaj Llapit

Është mbyllur me barazim ndeshja derbi e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka barazuar 1:1 në shtëpi ndaj Llapit, duke bërë kështu tjetër hap prapa në garë për titull.

Francisco Rivera kaloi Llapin në epërsi në minutën e 35-të.

Dhe, kur të gjithë menduan se Llapi do të largohej me pikë të plota, në skenë doli Shend Kelmendi që barazoi shifrat në minutën 90+1..

(Kosova Sot Online)