“Edhe nëse nuk e blej unë, Chelsea do të jetë në duar të sigurta”

  • 14 March 2022 - 15:07
“Edhe nëse nuk e blej unë, Chelsea do të jetë në duar të sigurta”

Chelsea do të jetë në duar të sigurta.

Për këtë siguron sipërmarrësi Nick Candy, i cili flitet se mund ta blejë klubin londinez nga miliarderi rus, Roman Abramovich.

“Blues” mund të shiten shumë shpejt pasi qeveria britanike ia dha lejen pronarit aktual që ta shesë klubin, ndërkohë që ia ngriu të gjitha asetet që i ka në Britaninë e Madhe.

Candy uron që kampioni aktual evropian të bie në duar të sigurta, qofshin ato duart e tij apo të dikujt tjetër.

“Unë bëj tifo për Chelsean që kur isha katër vjeç. Babait tim i kanë kërkuar të luante për këtë klub dhe unë e dua Chelsean. Nuk ka rëndësi se tek kush do të përfundojë. Edhe nëse nuk e blej unë, shpresoj që klubi të bie në duar të mira dhe të sigurta”, deklaroi miliarderi për “Sky Sports”.

Shumë biznesmenë kanë shprehur interesim për ta blerë klubin londinez, për të cilin Abramovich i kërkon 3 miliardë euro. 

(Kosova Sot Online)