Neymar s’i pranon vërshëllimat nga tifozët

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 18:58
Neymar s’i pranon vërshëllimat nga tifozët

Nga Paris Saint-Germaini pritet që të largohen gjatë afatit kalimtar të verës disa nga yjet e skuadrës.

Njëri nga ta që do të largohet nga “Parc des Princes” raportohet se është Neymar.

Sipas “AS”, vërshëllimet dhe fyerjet e rënda që ai mori nga tifozët dje gjatë ndeshjes ndaj Bordeaux, kanë bërë që braziliani të mendojë largimin.

Megjithatë, problemi i madh vazhdon të jetë rroga e lartë që ai merr, pasi janë të pakta klubet që mund të përballojnë transferimin e tij.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)