PSG-ia ia ofron Neymarin Barcelonës

  • S.A /
  • 16 March 2022 - 09:49
PSG-ia ia ofron Neymarin Barcelonës

Paris Saint-Germaini duket se nuk do të llogaritë më në Neymarin. Gjiganti francez po mundohet ta sistemojë diku tjetër yllin brazilian. Për këtë siguron mediumi “Foot Mercato”. Gjithnjë sipas këtij mediumi, parisienët ia kanë ofruar përfaqësuesin brazilian Barcelonës.

Gjiganti katalunas ishte munduar ta rikthente në “Camp Nou” ish-futbollistin e Santosit, i cili i kishte rënë pishman kur kishte shkuar në “Parkun e Princave”.

Por, në atë kohë “Blaugrana” kishin dështuar ta bënin një gjë të tillë.

E tash kanë nisur të shpeshtohen zërat për një largim të mundshëm të Neymarit pasi ai u vërshëllye dhe u kontestua nga tifozët e PSG-së pas paraqitjes së zbehtë që e shfaqi ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, por edhe në përgjithësi këtë sezon.

Tash, i mbetet Barcelonës të vendosë nëse do ta rikthejë apo jo Neymarin. 

(Kosova Sot Online )