Arsenali triumfon minimalisht, “blindon” vendin e katërt

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 16:41
Arsenali triumfon minimalisht, “blindon” vendin e katërt

Arsenali është rikthyer te fitoret në kampionat. “Topçinjtë” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Aston Villas.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 30-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ishte talenti i londinezëve, Bukayo Saka që realizoi golin e fitores për mysafirët.

Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e katërt, katër më shumë se Manchester United.

Në anën tjetër, Aston Villa mbetet i nënti me 36 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )