Dy klube angleze e duan Pogban

  • S.A /
  • 24 March 2022 - 09:01
Dy klube angleze e duan Pogban

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen. Mesfushori francez ka nevojë për ndërrim të ambientit pasi nuk është i kënaqur me këto pesë vjet të kaluar në “Old Trafford”. Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe ai po e kërkon një sfidë të re. Kohë më parë flitej se interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur ish-klubi i tij, Juventus, si dhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Por, mediumi britanik “The Sun” njofton se tash në garë për Pogban kanë hyrë edhe dy klubet tjera angleze, Newcastle United dhe Aston Villa. Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën në Premierligë. Por, ai e do një klub me të cilin mund të fitojë trofe, e për momentin asnjëri nga këta dy klube nuk mund t’ia sigurojë një gjë të tillë. 

(Kosova Sot Online )