Gjiganti italian e konsideron transferimin e Jorginhos

  • S.A /
  • 24 March 2022 - 09:19
Gjiganti italian e konsideron transferimin e Jorginhos

E ardhmja e Jorginhos mund të jetë larg Chelseat. Problemet e fundit që e kapluan kampionin evropian, më saktësisht pronarin Roman Abramovich, kanë bërë që shumë prej yjeve ta mendojnë largimin nga “Stamford Bridge”. E një i tillë është edhe mesfushori Jorginho. Menaxheri i kampionit evropian me Italinë ka thënë se për klientin e tij është një ëndërr rikthimi në Serie A.

Futbollisti me prejardhje braziliane kishte luajtur me sukses në Napoli para se të transferohej në Londër, ku u shpall kampion i Evropës dhe i botës me “Blues”. Por, tash duket se është koha për t’u rikthyer në Itali. “Sot ai mund të luajë në 4/5 ekipe: Milan, Inter, Juventus, Roma apo në Napoli”, është shprehur menaxheri i lojtarit, Joao Santos. Kontrata e Jorginhos me Chelsean do të skadojë në vitin 2023. Dhe, portali italian “Calciomercato” raporton se Milani po e konsideron transferimin e Jorginhos, i cili do ta zëvendësonte Franck Kessie, i cili do t’i bashkohet Barcelonës.

(Kosova Sot Online )