Tuchel bëhet objektiv i Realit

  • S.A /
  • 24 March 2022 - 10:12
Tuchel bëhet objektiv i Realit

Real Madridi po planifikon të ndahet me Carlo Ancelottin në fund të këtij sezoni.

Humbja e thellë nga Barcelona në “El Clasico” i ka tronditur “Los Blancos” dhe nga kjo mund të pësojë më së shumti trajneri italian.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se Mbretërit e Spanjës e kanë bërë objektiv trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel për ta zëvendësuar Ancelottin, i cili mund t’i japë fund në muajt në vazhdim eksperiencës së dytë në “Santiago Bernabeu”.

Italiani duhet ta fitojë gjithsesi La Ligan këtë sezon për ta ruajtur punën e tij.

Por, ai është ende në garë për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve. Por, tifozët e Realit kanë mbetur të zhgënjyer me trajnerin për paraqitjen e ekipit në “El Clasico”. E preferencë e tifozëve është edhe trajneri Xabi Alonso, i cili e udhëheq ekipin e të rinjve. Nga ana e tij, Tuchel mund të largohet nga Chelsea në fund të sezonit pas problemeve të fundit të “Blues”, respektivisht të pronarit të klubit, Roman Abramovich. 

(Kosova Sot Online )