E godet me shqelm në shpinë kundërshtarin, e bën për spital

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 10:01
E godet me shqelm në shpinë kundërshtarin, e bën për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin amerikan.

Në fakt, një futbollist i klubit Pittsburgh Riverhounds Soccer Club e ka humbur toruan duke e bërë një veprim josportiv.

Siç shihet në video, futbollisti në fjalë i shkon nga prapa kundërshtarit, me të cilin e kishte një zënkë, për ta shqelmuar në shpinë.

Me këtë rast, futbollisti i dëmtuar me numër 22 në fanellë përfundoi në spital pasi kishte lëndim të rëndë në shpinë.

PGH ishte duke humbur 1:3 dhe kjo bëri që futbollistët të nervozoheshin, me ç’rast njëri prej tyre doli nga vetja dhe e bëri këtë veprim “killer”.

Për veprime të tilla, lojtarët dënohen nga 10 ndeshje moslojë e deri në 1 vit.

Për më tepër, video në vazhdim. 

(Kosova Sot Online )