Thomas Partey e gjen sozinë e tij, të gjithë befasohen me ngjashmërinë e tyre

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 10:06
Thomas Partey e gjen sozinë e tij, të gjithë befasohen me ngjashmërinë e tyre

Thomas Partey e ka gjetur sozinë e tij. Futbollisti i Arsenalit në fakt është i angazhuar me Kombëtarën e Ganës. Dhe, ai pas barazimit me Nigerinë në “Baba Yara Sports Stadium”, u takua me sozinë e tij. Mesfushori luftarak u takua me “pasqyrën” e tij në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Në një video të postuar nga shoku i tij i skuadrës, Daniel Kofi Kyere, Party e priti ngrohtësisht djaloshin që dukej si ai, ndërsa u befasua kur e pa herën e parë dhe më pas e shikonte vazhdimisht me habi.

Të gjithë mbetën të befasuar me ngjashmërinë e tyre dhe madje shokët e skuadrës po qeshnin nga befasia.

Për më tepër, binduni edhe vetë pasi ta shihni videon.

(Kosova Sot Online )