Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybalas

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 21:21
Juventusi gjen zëvendësuesin e Dybalas

Juventusi thuhet se ka identifikuar Marco Asension si zëvendësues ideal të Paulo Dybalas.

Dybala do të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës si lojtar i lirë, pasi nuk ka rënë dakord me klubin për rinovim të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas mediumit të afërt me klubin e Real Madridit, “Defensa Central”, Juventusi e shesh Asension si pasues të Dybalas.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri në verën e vitit të ardhshëm, teksa po vazhdon të jetë i lidhur me një largim gjatë verës së këtij viti.

Real Madridi thuhet se kërkon të paktën 50 milionë euro për shitjen e spanjollit. Ky çmim nuk shihet si problem për “Zonjën e Vjetër”.

Arsenali dhe Liverpooli raportohet se gjithashtu kanë shprehur interesim për Marco Asension. 


(Kosova Sot Online)