Rashica reagon edhe në rrjetet sociale, pas ndeshjes Zvicër – Kosovë

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 22:26
Rashica reagon edhe në rrjetet sociale, pas ndeshjes Zvicër – Kosovë

Zvicra dhe Kosova u ndanë baras në miqësoren e zhvilluar sonte në Cyrih.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1:1, me Milot Rashicën që shënoi golin për “Dardanët”

Sulmuesi vushtrrias tashmë ka reaguar edhe përmes një rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar një fotografi nga festa që bëri pas golit të shënuar, të cilën e shoqëroi me një flamur të Kosovës.

Në fushë, Rashica e festoi golin duke e bërë me duar simbolin shqiptar, shqiponjën


(Kosova Sot Online)