Busquets ia hap dyert e rikthimit Messit

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 09:38
Busquets ia hap dyert e rikthimit Messit

Sergio Busquets do të donte ta shohë përsëri Lionel Messin duke luajtur në Barcelonë.Mesfushori spanjoll do ta mirëpriste yllin argjentinas në “Camp Nou, por e pranon se nuk do të jetë e lehtë të ndodhë një gjë e tillë.“Do të doja që Messi të kthehet në Barcelonë. Por, do të jetë e vështirë pasi ai ka kontratë me Paris Sait-Germainin”, deklaroi mesfushori defanziv për “EsportRAC1”. Përfaqësuesi spanjoll ka folur edhe për Gavin dhe Araujon, të cilët nuk po pranojnë t’i vazhdojnë kontratat me kushtet që ua ka ofruar klubi “Blaugrana”.,

“Një mesazh për Gavin e Araujon? Kush largohet nga Barcelona do të pendohet”, përfundoi Busquets, i cili luan qe një jetë në “Camp Nou” dhe është besnik ndaj klubit katalunas.

Kohëve të fundit flitej se shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen vetëm një vit pasi ishte transferuar në PSG, ku kishte shkuar si lojtar i lirë.

Ai u vërshëllye së fundmi nga tifozët e ekipit parisien, të zhgënjyer me paraqitjet e tij.

(Kosova Sot Online )