Qeveria të bëhet transparente, kush përfitoj subvencione nga ata 230 miliona euro të deklaruar dhe të shpenzuara!

Qeveria të bëhet transparente, kush përfitoj subvencione nga ata 230 miliona euro të deklaruar dhe të shpenzuara!

Hajrullah Tërnava

  • 31 March 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Çdo qeveri në pushtet nëse tregohet e ligjshme dhe i lufton të këqijat në vend, dhe me punën e saj të përditshme qëndron e pastërt, ajo edhe në të ardhmen mundë të llogaritë që do ti fitoj votat nga elektorati, sepse populli është ngop nga shumë qeveri të kaluara që premtonin në pastërtin e tyre ligjore, se do të punojnë në të mirën e shtetitdhe vepronin në të kundërtën, pa transparencë dhe pa lloraidhnjë para qytetarit.

-Vendi që qeveriset nga partija në pushtet gjithsesi se duhet të është trasparente për të gjitha veprimet e saj. Transparenca duhet të jetë e sidomos kur është fjala për miliona të ndara nga Qeverija e Kosovës sikur e kërkon transparencën publike deputetja e LDK Hykemte Bajrami. Njëherit qytetari kërkon edhe nga ajo që të njoftohet në detaje për qeverisjen kur ishte Ministre e Financave në qeverisjen e kaluar, e kur dha dorëheqje për dy milion e shtatëdhjet e shtat mij eurove, e që u deklarua haptas se „kurgja nuk janë këto pare të vjedhura qka kanë me u njoftue opinioni për afera edhe shumë më të mëdha që janë bërë në të kaluarën. Edhe pse opinioni ka pritur shumë nga deklaratat pompoze të Hykmete Bajramit, sa ishte ministre, nga ajo e thënë e deri më tani nuk u hulumtua dhe nuk u dhanë sqjarime deri më tash, prandaj kjo e thënë u shukat dhe fare nuk u fillua me atë hulumtim që populli po kërkon të zbardhet kjo e thënë e ish minstres Bajrami.

Koha është për përgjegjësi ndaj secilit. Duhet të japin llogari të gjithë se kush ka krye vepra kriminale në atë fond shtetëror, në të kundërtën nëse këto të thena nuk i përkasin realitetit edhe vetë deputetja Bajrami duhet të përgjigjet për këtë propagandë, e për të gjitha këto të thëna nga ajo. Më së shumti ajo mundet me i ndihmue hulumtimit dhe të zbardhet ajo aferë, që populli po e pret me padurim zbardhjen e saj, dhe me këtë duhet të nënkuptohet se të gjitha krimet, pavarësisht se cilës qeveri i përkasin, duhet të zbulohen sepse vetëm kështu mund të hecet para drejt zhvillimit të shtetit. Kërkesa për transparent në shpenzimin e parasë publike është e drejtë edhe kur i adresohet qeverisë Kurti.

Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët e Kuvendit, edhe nga Hykmete Bajrami, duhet të bëhet urgjentisht publike mënyra e shpenzimit dhe fusha e destinimit të 230 milion eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar, por edhe gjatë këtij viti, në emër të asistencës për bizneset dhe qytetarët, shtresat e rrezikuara dhe të kategorive të tjera sociale. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë hiq më pak se 230 milionë euro. Mirëpo kjo deklaratë e ministrit Muratit nuk ka kaluar pa u diskutuar në Kuvend. Pra këtu ka qenë edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila ka kërkuar transparencë publike, duke thënë se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar dhe kush janë përfituesit e mëdhenj me emër e mbiemër që kanë përfituar.

Madje, pas kësaj atmosfere të debatit, Bajrami ka postuar edhe një status në profilin e saj në Facebook, duke i kërkuar Muratit ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove. Ajo ka thënë se çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar në vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria. Bizneset jo! Bujqit jo! E Qeveria po thotë qytetarët. Ish ministrja tani më deputete ka thënë le t’i tregojë Qeveria kush janë përfituesit. Derisa Qeveria akoma nuk publikon lista dhe emra deputetja Bajrami me kërkesën e saj publike për transparencë ka thënë se e sfidon ministrin Murati që të publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove sepse derisa nuk janë bizneset jo, nuk janë bujqit, por Qeveria po thotë me një emërtim shumës qytetarët, atëherë le t’i tregojë kush janë përfituesit pasi që ne nuk po e dimë. “Qeveria e di dhe duhet të tregojë”, ka thënë deputetja e LDK-s, ish Ministre e financave dhe transfereve në mandatin e kaluar qeverisës!

Transparenca para qytetarit, llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative e korruptime, kanë qenë premtime e zotime në fushatën elektorale nga partia në pushtet, e cila në vitin e parë të qeverisjes nuk është etiketuar dhe nuk është kapur në skandale, prandaj edhe tani në ballafaqim me qytetarët dhe me opozitën duhet ta mbaj premtimin dhe zotimin, për të mos e humbur, por për ta vazhduar dhe forcuar besimin. Çdo qeveri në pushtet nëse tregohet e ligjshme dhe i lufton të këqijat në vend, dhe me punën e saj të përditshme qëndron e pastërt, ajo edhe në të ardhmen mundë të llogaritë që do ti fitoj votat nga elektorati, sepse populli është ngop nga shumë qeveri të kaluara që premtonin në pastërtin e tyre ligjore, se do të punojnë në të mirën e shtetitdhe vepronin në të kundërtën, pa transparencë dhe pa lloraidhnjë para qytetarit.

Pra, në të kaluarën gjithmonë është vepruar në të kundërtën, ata punonin vetëm për interesat e pasurimit të tyre, prandaj populli i Kosovës tani është ngopur nga ato hile që ju kanë bërë, kështu që mashtruesit i dnëshkoi me votë. Ishte kjo parti që populli deshti ta sprovoj dhe me votë ta sjell në pushtet, si e vetmja parti e pa provuar në qeverisje, e që ia dhanë votën në një shumicë apsolute, si dëshprim nga ato parti që aq gjatë ishin në pushtet dhe asnjëherë nuk iu përmbajtën premtimeve që i kishin dhënë elektoratit, prandaj asnjëra nga qeveritë e kaluara nuk e përfundoi të plotë mandatin katërvjeqar.

Kjo qeveri duhet ti ketë parasyesh përvojat e qeverive të mëparshme, dhe nëse dëshiron që ta kryej mandatin katrvjeqar, e pse jo edhe ti fitoj votat edhe për katër vitet në ardhje, gjithnjë duhet të jetë transparente për punët dhe angazhimet e saja, e sidomos të punoj dhe ti luftoj të gjitha të këqiat e shtetit tonë, dhe të angazhohet vetëm për të mirën e popullit dhe vetë Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".