Presidenti i FIFA-s: “Katar 2022” në nëntor është perfekt

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 15:45
Presidenti i FIFA-s: “Katar 2022” në nëntor është perfekt

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka në Kongresin e 72-të të FIFA-s ka folur për Kampionatin Botëror të futbollit, i cili do të mbahet pas gjashtë muajsh në Katar.

Shumë njerëz e kritikuan zhvendosjen e Botërorit nga vera për në vjeshtë.

Por, kreu i FIFA-s mendon se periudha nëntor-dhjetor është ideale për t’u mbajtur ky eveniment.

“Do të jetë fantastike për tifozët he për lojtarët në nivelin logjistik, sepse nuk do të ketë praktikisht asnjë zhvendosje. Dhe më pas, do të luhet në momentin më të mirë të vitit sepse lojtarët do të jenë në pikun e performancave të tyre, nuk do të arrijnë të lodhur pas një sezoni të gjatë dhe dërrmues. Mendoj se teknikisht mund të jetë Botërori më i mirë në histori”, deklaroi kreu i FIFA-s. 

(Kosova Sot Online)