Lojtari i klubit francez i vjedh këpucët shokëve dhe i shet

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 15:39
Lojtari i klubit francez i vjedh këpucët shokëve dhe i shet

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga prestigjiozja franceze “RMC Sport” për një futbollist të ri të Bordeaux.

Futbollisti i ri i Bordo, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është kapur duke vjedhur sende personale në dhomën e zhveshjes së klubit të famshëm francez dhe kampionit të shumëfishtë të këtij vendi.

Kështu, bëhet e ditur se lojtari ka vjedhur këpucët e futbollit të shokëve të tij dhe më pas i ka shitur për të fituar para. Ai shiste këpucë futbolli online, teksa u zbulua nga ish e dashura e tij.

Ai u ndëshkua nga lojtarë më të vjetër dhe më me përvojë të klubit dhe u pezullua nga klubi në mënyrë që çështja të përfundonte në dhomat e zhveshjes dhe jo në gjykatë.

(Kosova Sot Online)